#Lajme

Rinumërimi i votave, Anton Quni reagon ashpër: Më është dëmtuar imazhi dhe karriera

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka reaguar pas rinumërimit të votave, i cili ka nxjerrë në pah parregullsi dhe ndërhyrje në votat e disa kandidatëve.

Quni ka bërë të ditur se pas rinumërimit i janë hequr mbi 400 vota, duke theksuar se çdo rritje e mëhershme e votave në emrin e tij është bërë pa dijeninë dhe vullnetin e tij. Ai ka mohuar kategorikisht se ka kërkuar, inkurajuar apo ndihmuar në çfarëdo forme devijimin e vullnetit të qytetarëve.

Sipas tij, përfshirja e emrit të tij në skema të tilla ka cenuar rëndë personalitetin dhe karrierën e tij politike, duke e cilësuar këtë situatë si një njollë serioze ndaj dinjitetit dhe besueshmërisë që ka ndërtuar ndër vite tek elektorati.