#Botë

Trump paralajmëron tarifa ndaj Danimarkës dhe vendeve evropiane për çështjen e Grenlandës

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se SHBA do të vendosë tarifa prej 10% ndaj Danimarkës, Mbretërisë së Bashkuar dhe disa vendeve të tjera evropiane për të gjitha mallrat e eksportuara drejt Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga 1 shkurti 2026. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në platformën “Truth Social”.

Sipas Trumpit, tarifat do të mbeten në fuqi deri në arritjen e një marrëveshjeje për “blerjen e plotë dhe totale të Grenlandës”, ndërsa nga 1 qershori 2026 ato do të rriten në 25%. Ai theksoi se SHBA është e hapur për negociata me Danimarkën dhe vendet e përfshira, por argumentoi se çështja e Grenlandës lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare amerikane dhe globale.

Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë mbrojtur për dekada vendet evropiane pa ngarkesa tarifore dhe se tani, sipas tij, është koha për masa të forta për të garantuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.