Pamje nga sulmi ndaj stafit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës
Janë publikuar pamjet nga sulmi ndaj stafit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, ngjarje që ka shkaktuar reagime dhe po hetohet nga organet kompetente.
Sipas informacioneve, personat që sulmuan tre punonjësit e spitalit i kanë goditur ata me karrige. Incidenti ndodhi teksa infermierja dhe punonjësit e tjerë fizikë po siguruan respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe po pengonin praninë e personave të paautorizuar. Në dhomën e pacientit ishin futur 6 familjarë, ndërsa stafi u përpoq të largonte disa prej tyre, duke shkaktuar reagimin e dhunshëm.










