#Sport

Derbi i Mançesterit në Premier League: Carrick rikthehet në Old Trafford

Manchester United dhe Manchester City përballen sot në derbin e Mançesterit, në një ndeshje të rëndësishme të Premier League që shënon rikthimin e Michael Carrick në Old Trafford si trajner i përkohshëm i “Djajve të Kuq”.

City vjen në këtë sfidë me synimin për të rikuperuar terren në garën për titull pas humbjes së pikëve ndaj Arsenalit. Te skuadra e Pep Guardiolës mungon Matheus Nunes, ndërsa Rico Lewis aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në mesfushë spikat dyshja Rodri–Bernardo Silva, ndërsa në sulm rrezik konstant pritet të jenë Foden, Doku dhe Haaland.

Te Manchester United, Benjamin Sesko nis nga stoli, pavarësisht golave të fundit, ndërsa besimi i Carrick shkon te një formacion i balancuar mes përvojës dhe rinisë.

Formacionet zyrtare

Manchester United: Lammens; Dalot, Maguire, Martinez, Shaw; Mainoo, Casemiro; Amad, Fernandes, Dorgu; Mbeumo.

Manchester City: Donnarumma; Lewis, Khusanov, Alleyne, Ake; Rodri, Bernardo (C); Semenyo, Foden, Doku; Haaland.