Përfundon rinumërimi në Kaçanik: ndryshime në vota për kandidatë
Kaçaniku është komuna e dytë që ka përfunduar rinumërimin e votave, pas Dragashit. Sipas KQZ-së, janë vërejtur dallime të konsiderueshme mes numërimit fillestar dhe rinumërimit.
Në Kaçanik, kandidatja e PDK-së Kosovare Murseli humbi 100 vota, ndërsa Besim Ilazi 53. Elmi Reçica fitoi 24 vota dhe Përparim Gruda 23. Nga LVV, Jeton Raka humbi 78 vota, Albin Kurti 44 dhe Glauk Konjufca 20.
Edhe në Dragash janë shënuar dallime, kryesisht te LVV dhe PDK, ndërsa në LDK ndryshimet ishin minimale. Në nivel vendi, Albin Kurti ka mbi 100 vota më pak, ndërsa Filiz Mustafa rreth 300. Rinumërimi 100% do të bëhet në tetë komuna, ndërsa në 28 të tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve.










