#Sport

Nis hetimi për incidentin racist ndaj Vinicius Jr. në ndeshjen Albacete – Real Madrid

Klubi i Albacetes ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për të identifikuar personin përgjegjës për një veprim racist, pasi gjatë ndeshjes kundër Real Madridit një banane u hodh në drejtim të futbollistit Vinicius Junior.

Ngjarja ka njollosur një mbrëmje të rëndësishme për Albaceten, e cila arriti një fitore historike ndaj Real Madridit në Kupën e Mbretit. Skuadra spanjolle eliminoi madrilenët me rezultat 3-2, falë golit vendimtar të shënuar në minutat e fundit nga Jefte Betancor.

Megjithatë, suksesi sportiv u zbeh nga episodi i shëmtuar, i cili u përfshi edhe në raportin zyrtar të arbitrit, ku u evidentua hedhja e një bananeje drejt yllit brazilian të Real Madridit, duke nxitur reagime dhe hetime për aktin racist.