Osmani vlerëson FSK-në: Mburoja e atdheut dhe garantuese e lirisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si krenari kombëtare dhe faktor kyç për garantimin e lirisë.
Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se FSK-ja është një forcë e fortë, profesionale dhe aleate e besueshme, duke nënvizuar rolin e saj si mburojë e atdheut dhe garantuese e sigurisë së vendit. Ajo shtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës përfaqëson fuqinë dhe vendosmërinë për mbrojtjen e lirisë dhe stabilitetit të Kosovës.










