Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së Burgut të Prishtinës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj N.C., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Sipas aktakuzës, dyshohet se gjatë viteve 1998–1999, në kohën e konfliktit të armatosur, e pandehura N.C., në cilësinë e personit zyrtar – gardiane në Burgun e Prishtinës, përkatësisht në paralelen për gra në Lipjan, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare.
Prokuroria thekson se veprimet e dyshuara janë kryer në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë të burgut, gjatë periudhës së luftës, duke cenuar të drejtat e popullsisë civile.
Rasti tashmë do të procedohet në gjykatën kompetente për shqyrtim të mëtejmë gjyqësor.










