Crystal Palace pranon ofertën e Man Cityt për Guehin, zyrtarizimi shumë pranë
Manchester City është pranë zyrtarizimit të transferimit të mbrojtësit Marc Guehi nga Crystal Palace, duke vazhduar me lëvizje të rëndësishme në afatin kalimtar të janarit.
Klubi nga “Etihad” nuk ka ndërmend të ndalet, pasi pas afrimit të Antoine Semenyo nga Bournemouth, pritet të finalizojë edhe transferimin e Guehit, i cili shihet si përforcim kyç për repartin e mbrojtjes.
Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka bërë të ditur se Crystal Palace ka pranuar ofertën e Manchester Cityt, ndërsa edhe vetë lojtari ka dhënë pëlqimin për kushtet personale.
“Marc Guehi te Manchester City, ja ku jemi. Oferta zyrtare është pranuar nga Crystal Palace, me tarifën që pritet të jetë rreth 20 milionë funte. Edhe lojtari e ka pranuar transferimin”, ka shkruar Romano, duke shtuar se informacioni tashmë është konfirmuar.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë së shpejti.











