#Lajme

Hyn në fuqi paga minimale e re në Kosovë: 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

Hyn në fuqi paga minimale e re në Kosovë: 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar rritjen e pagës minimale për vitin 2026, duke e ndarë në dy faza. Sipas vendimit zyrtar nr. 10/273, të datës 31 tetor 2025, i nënshkruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, paga minimale bruto do të jetë 425 euro duke filluar nga 1 janari 2026 për punë të rregullt me orar të plotë, dhe 500 euro bruto duke filluar nga 1 korriku 2026.

Me këtë vendim, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës janë të obliguar për zbatimin e tij. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *