Besiktas synon Alaba, por operacioni duket i vështirë
Besiktas ka shfaqur interes për mbrojtësin austriak David Alaba, por transferimi duket i komplikuar për shkak të pagës së lartë të lojtarit dhe lidhjes së tij me rivalin e përjetshëm, Galatasaray.
Sipas të dhënave të gazetës Diario AS dhe zyrtarëve të klubit turk, trajneri Sergen Yalçın po përgatitet për të mbyllur negociatat për dy ose tre blerje, ku Alaba është prioritet. Megjithatë, Real Madrid nuk ka pengesa për të dëgjuar oferta, pasi mbrojtësi 33-vjeçar ka pasur një sezon të vështirë për shkak të lëndimeve dhe performancës së ulët.
Problemi kryesor mbetet paga e tij prej 14 milionë eurosh në vit, që Besiktas nuk mund ta mbulojë as pjesërisht. Për të realizuar transferimin, Alaba duhet të pranojë një ulje të konsiderueshme të rrogës dhe klubi spanjoll të mbulojë pjesën më të madhe të saj.
Një tjetër sfidë është lidhja emocionale e Alabës me Galatasaray. Mbrojtësi u rrit si tifoz i “Luaneve” dhe shpesh shfaqet në rrjetet sociale duke mbështetur klubin e Stambollit, një fakt që nuk kalon pa u vënë re në Turqi. Babai i lojtarit nuk ka komentuar interesin e Besiktas për të birin.










