Arrestohet në Han të Elezit një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës së Lipjanit
Një person i kërkuar me urdhërarrest është ndaluar mbrëmjen e së enjtes në pikën kufitare Hani i Elezit, bëjnë të ditur burime të besueshme.
Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 15 janar 2026 rreth orës 18:50, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar një person rreth 46-vjeçar, me inicialet S.A., nga fshati Resinovc i Komunës së Lipjanit, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata në Lipjan.
Pas ndalimit, është njoftuar gjyqtari i rastit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet në Qendrën e Ndalimit deri në orët e mëngjesit.
I njëjti është shoqëruar dhe dërguar në Qendrën e Ndalimit dhe pritet që në ditët në vijim të dalë para Gjykatës për procedurat e mëtejme ligjore.










