#Lajme

Peci merr vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka marrë sot një vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirës publike në zonën e Stacionit të Autobusëve.

Peci ka bërë të ditur se ky aksion është pjesë e një serie veprimesh që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me synim lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike në komunë. Ai ka theksuar se institucionet komunale do të jenë të vendosura në zbatimin e ligjit ndaj çdo uzurpimi të paligjshëm.

Në një postim publik, kryetari i Mitrovicës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, duke paralajmëruar se të gjithë ata që i shfrytëzojnë apo i mbajnë të zëna në mënyrë të kundërligjshme hapësirat komunale do të përballen me masa dhe pasoja ligjore, ashtu siç parashihet me ligj.

Sipas tij, këto vendime synojnë kthimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve dhe përmirësimin e rendit urban në qytet.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *