Barcelona avancon në fazën tjetër të Kupës së Mbretit
Barcelona ka siguruar kualifikimin në fazën pasuese të Kupës së Mbretit, pasi mposhti Racing Santander me rezultat 0-2.
Skuadra katalunase dominoi pjesën më të madhe të takimit, megjithëse e pati të vështirë të konkretizonte rastet e krijuara. Dani Olmo dhe Marcus Rashford patën disa mundësi në pjesën e parë, por pa arritur të gjejnë rrjetën. Edhe vendasit u afruan te goli përmes Guliashvilit, por goditja e tij përfundoi mbi portë.
Goli i parë për Barcelonën u shënua nga Ferran Torres në minutën e 66-të, pas një asistimi nga Fermin. Racing Santander reagoi duke shënuar dy herë përmes Manex Lozanos, por të dy golat u anuluan për pozicion jashtë loje.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Barcelona vulosi fitoren me golin e Lamine Yamal në minutën e 90+5, duke siguruar kalimin tutje në Kupën e Mbretit.










