#Lajme

Situatë e qetë në pikat kufitare, pritje minimale për udhëtarët

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve ka njoftuar se gjendja në pikat kufitare është stabile dhe pa pritje të gjata. Sipas përditësimit të fundit, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet normalisht.

Qytetarët dhe mërgimtarët që udhëtojnë drejt vendeve evropiane po përballen me pritje të shkurtra, të cilat në shumicën e pikave kufitare variojnë nga 3 deri në 5 minuta.

E njëjta situatë raportohet edhe në hyrje të Kosovës, ku koha e pritjes është pothuajse e njëjtë, duke mos kaluar 5 minuta. Autoritetet bëjnë të ditur se aktualisht nuk ka kolona apo vonesa të theksuara në asnjë pikë kufitare.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *