#Lajme

Rinumërohen 216 nga 914 vendvotime në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vendvotimet e përzgjedhura për këtë procedurë.

Procesi ka nisur të martën, më 13 janar 2026, në ora 18:00, dhe deri tani janë rinumëruar 216 nga gjithsej 914 vendvotime. Këto vendvotime i përkasin disa komunave të vendit, përfshirë: Deçanin (5), Gjakovën (15), Gllogocin (7), Gjilanin (13), Dragashin (57), Istogun (6), Kaçanikun (44), Klinën (5), Fushë Kosovën (3) dhe Mitrovicën e Jugut (3).

Sipas rezultateve të deritanishme nga rinumërimi, Lëvizja Vetëvendosje prin me 46.16 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.94 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 11.16 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.06 për qind.