Ekstradohet nga Anglia një i dyshuar për “vrasje në tentativë”
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante dhe institucionet e drejtësisë, më 15.01.2026 ka realizuar ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Anglia në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet britanike, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ekstradimi u bë falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për vazhdimin e procedurave ligjore.










