Muriqi: Mallorca do të mbetet në La Liga
RCD Mallorca po kalon një periudhë të vështirë pas humbjeve ndaj Gironës dhe Rayos, që e kanë afruar skuadrën pranë zonës së rënies dhe kanë sjellë tensione me tifozët. Në këtë situatë, Vedat Muriqi ka folur për radion “COPE”, duke bërë thirrje për unitet.
“Nëse i humbasim tifozët me edhe 19 ndeshje për t’u luajtur, atëherë kemi mbaruar”, u shpreh sulmuesi kosovar, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes nga tribunat.
Muriqi pranoi zhgënjimin e tifozëve për paraqitjet e dobëta, por u shpreh i bindur se skuadra do të përmirësohet në pjesën e dytë të sezonit, pavarësisht se 11 golat e tij në gjysmën e parë nuk kanë mjaftuar për ta ngjitur ekipin në renditje.
Ai kujtoi edhe mbijetesën dramatike të Mallorcas në sezonet e kaluara, duke vlerësuar rolin e tifozëve, dhe theksoi se nuk ka asnjë dyshim se klubi do të mbetet në elitën e futbollit spanjoll.










