Prishtina përforcohet me mbrojtësin holandez Sylian Mokono
Skuadra e Prishtinës ka siguruar shërbimet e mbrojtësit 26-vjeçar Sylian Mokono, i cili vjen nga VVV Venlo, ekip i Ligës së Dytë të Holandës.
Klubi holandez ka konfirmuar largimin e lojtarit, i cili këtë sezon ka regjistruar 13 paraqitje. Mokono ka kaluar më parë edhe te disa skuadra të tjera në Holandë gjatë karrierës së tij.










