Endrit Thaçi shpreh optimizëm pas vizitës në Hagë: Po i numëroj ditët deri në lirimin e babait
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar babanë e tij në Hagë, ku ai po mbahet në paraburgim prej më shumë se pesë vitesh.
Pas vizitës, Endrit Thaçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur optimizëm dhe besim se ish-presidenti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, do të lirohen së shpejti.
“Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi me shokët e tij. Dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji të gishtit lart, simbol që Hashim Thaçi e ka përdorur shpesh në paraqitjet e tij publike.
Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.











