Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin, kërkohet ratifikimi i marrëveshjeve për planin e rritjes
Ambasadorët dhe shefat e misioneve të Bashkimit Evropian në Kosovë, të udhëhequr nga Aivo Orav, kanë vizituar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve dhe çështje të rëndësishme për vendin.
Takimi u fokusua te procesi zgjedhor dhe nevojë për ratifikimin e marrëveshjeve që lidhen me planin e rritjes, me qëllim të sjelljes së përfitimeve për qytetarët. Ambasadori Orav theksoi rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, si hap kyç për avancimin e Kosovës në rrugën e integrimit evropian.











