Raspadori zgjidhet Atalanta, Roma mbetet pa sulmuesin
“Telenovela” e Giacomo Raspadorit në Serie A duket se po mbyllet. Sulmuesi, i cili ka qenë objektiv i disa klubeve, përfshirë Romën, pritet të firmosë me Atalantën në një transferim të përhershëm prej 25 milionë eurosh, raporton Sportmediaset.
Raspadori ka refuzuar ofertën e Romës për huazim pa garanci për blerjen përfundimtare, duke zgjedhur kështu “Dea”-n.
Ardhja e tij te Atalanta mund të sjellë largime nga skuadra, me Ademola Lookman që pritet të transferohet te Fenerbahçe, sipas mediave turke.











