Sorensen mbërrin në Kryeministri, pritet në takim nga Kurti
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Pas mbërritjes së tij, në Kryeministri ka hyrë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili do ta presë Sorensenin në takim zyrtar. Sipas agjendës, përfaqësuesi i BE-së më pas do të zhvillojë takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në orën 10:00.











