Abdixhiku ofron dorëheqjen, vendimi në Kuvendin e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se do ta ofrojë dorëheqjen e tij për shqyrtim në Kuvendin e partisë, ku delegatët do të vendosin për pranimin ose jo të saj. Ai tha se ky hap është pjesë e procesit demokratik dhe se vetëm Kuvendi ka kompetencë për këtë vendim.
Abdixhiku sqaroi se takimi i së martës ka qenë joformal, ndërsa javën e ardhshme pritet mbledhja e Kryesisë, pas së cilës do të thirret Kuvendi i LDK-së. Ai theksoi se çdo anëtar ka të drejtë të kandidojë për kryetar dhe se partia mbetet e bashkuar.
Nëse Kuvendi nuk e pranon dorëheqjen, Abdixhiku tha se do të vazhdojë detyrën. LDK-ja në zgjedhjet e 28 dhjetorit u rendit e treta me 13.23 për qind të votave.











