#Sport

Liverpool synon transferimin rekord të Bellingham nga Real Madrid

Liverpooli po planifikon të bëjë një ofertë rekord për mesfushorin e Real Madridit, Jude Bellingham, duke shpenzuar deri në 180 milion euro. Ky shifër do të thyente rekordin e klubit për një transferim, duke kaluar ofertën e 125 milion eurove për Alexander Isak gjatë verës.

Megjithatë, Real Madrid e konsideron Bellingham “të paprekshëm” dhe nuk ka ndërmend ta shesë, ndërsa trajneri Xabi Alonso e sheh mesfushorin si një pjesë kyçe të projektit. Bellingham, me kontratë deri në korrik 2029, ka qenë i rëndësishëm në fitoret e La Liga dhe Champions League, duke regjistruar 43 gola dhe 32 asistime në 122 ndeshje për Los Blancos.