Largimi i mërgimtarëve ul ndjeshëm fluksin në pikat kufitare të Kosovës
Pas përfundimit të festave, largimi i mërgimtarëve nga Kosova ka sjellë rënie të ndjeshme të kolonave në pikat kufitare. Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, aktualisht nuk ka pritje në hyrje apo dalje dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht.
QKMK njofton se në të gjitha pikat kufitare pritjet janë minimale, duke mos kaluar 3 deri në 5 minuta. Përditësimi i fundit i gjendjes është bërë në orën 17:37.











