Humbja ndaj Barcelonës i kushton postin Xabi Alonsos, Real Madridi e shkarkon
Xabi Alonso nuk është më trajner i Real Madridit. Klubi madrilen ka vendosur të shkarkojë trajnerin spanjoll pas humbjes ndaj Barcelonës në Superkupën e Spanjës, e cila u konsiderua si momenti vendimtar për ndarjen.
Alonso i jep fund aventurës së tij tetëmujore në krye të “Los Blancos”, një periudhë që nisi me pritshmëri të larta dhe shumë bujë, por që nuk arriti të përmbushë objektivat e vendosura.
Përveç rezultateve, burime pranë klubit bëjnë të ditur se problemet në menaxhimin e skuadrës dhe tensionet me disa nga yjet e ekipit kanë ndikuar ndjeshëm në vendimin për shkarkimin e tij.











