#Lajme

BQK paralajmëron qytetarët për mesazhe mashtruese në emër të bankave

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka paralajmëruar qytetarët për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes SMS-ve, me qëllim vjedhjen e të dhënave financiare.

Sipas BQK-së, mesazhet paraqiten si njoftime nga bankat komerciale dhe përmbajnë kërkesa urgjente për veprim, si dhe lidhje të dyshimta që mund të çojnë në keqpërdorim të të dhënave bankare. Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre mesazheve.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *