PZAP refuzon ankesën e Bekim Haxhiut për votat me postë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur si të pasafatshme ankesën e Bekim Haxhiut, kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Haxhiu kishte kërkuar anulimin e fletëvotimeve të pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2025.
Në fokus të ankesës ishin fletëvotimet e mbërritura më 2 dhe 5 janar 2026 për zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën më 28 dhjetor 2025.











