KMShK paralajmëron mediat për përmbajtjet e rreme mbi “fantazmat” në Kosovë
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka njoftuar se raportimet për një “fantazmë” që po “shëtitet” në rrugët e Kosovës janë të pasakta. Sipas KMShK-së, bëhet fjalë për përmbajtje të krijuar nga Inteligjenca Artificiale (AI).
Këshilli thotë se qytetarët kanë shprehur shqetësime për këto përmbajtje dhe u bën apel mediave që të verifikojnë informacionin para se ta shpërndajnë, për të shmangur shkaktimin e panikut. KMShK thekson se raportimet duhet të jenë të sakta, të bazuara në Kodin e Etikës dhe të bëhen me kujdes.












