#Sport

Bayern Munchen konfirmon lëndimin e Stanisic, mbrojtësi mungon për disa ndeshje

Bayern Munchen ka njoftuar zyrtarisht se mbrojtësi kroat, Josip Stanisic, ka pësuar një dëmtim në ligamentet e kyçit të këmbës së djathtë gjatë ndeshjes së Bundesligës ndaj VfL Wolfsburg të dielën mbrëma.

Sipas ekzaminimeve mjekësore të kryera nga departamenti i klubit, Stanisic do të mungojë për disa ndeshje, por nuk është bërë e ditur saktësisht sa kohë do të qëndrojë jashtë fushës. Bayern Munchen do të duhet të vazhdojë pa shërbimet e mbrojtësit për momentin.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *