MKRS angazhon konsulentë përmes tenderit publik, publikohen emrat dhe pagesat
Angazhimi i stafit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe institucionet e saj vartëse po realizohet gjithnjë e më shpesh përmes procedurave të prokurimit publik. Sipas të dhënave të publikuara në platformën elektronike të prokurimit, MKRS ka hapur tender për angazhimin e konsulentëve profesionalë për nevoja të ndryshme të ministrisë.
Kandidatët e përzgjedhur do të angazhohen me kontrata njëvjeçare, të financuara nga buxheti i shtetit. Ky model i rekrutimit po shndërrohet në praktikë të zakonshme institucionale, duke zëvendësuar punësimet e rregullta dhe afatgjata.
Indeksonline ka siguruar listën e plotë të konsulentëve që kanë fituar kontratat, si dhe të dhënat për pagesat vjetore që do t’u bëhen atyre, sipas dosjes përkatëse të tenderit.













