Kreu i SBASHK-ut propozon shtyrjen e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë
Reshjet e mëdha dhe përmbytjet kanë vonuar nisjen e gjysmë-vjetorit të dytë të mësimit në shkollat e Kosovës. Ndërsa shumica e shkollave pritet të rinisin procesin mësimor nesër, ato në Fushë Kosovë dhe Malishevë mund të kenë vonesa.
Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, ka sugjeruar që mësimi të shtyhet edhe për disa ditë për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe problemeve me ngrohjen në disa shkolla. Ai shtoi se drejtoritë arsimore dhe drejtorët e shkollave do të analizojnë situatën dhe do të vendosin fillimin e mësimit në kohën e duhur.











