Trepça fiton bindshëm ndaj Prishtinës në “Minatori”
KB Trepça ka regjistruar një fitore të thellë në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra mitrovicase e mposhti Prishtinën me rezultat 95:69, në palestrën “Minatori”.
Në radhët e Trepçës u dallua Mustapha Amzil, i cili zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer me 23 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime. Ndërkohë, te Prishtina më efikasi ishte Eljah Clarence, që e mbylli ndeshjen me 18 pikë dhe dy kërcime.












