#Sport

Superkupa e Spanjës: Rriten shpërblimet për Barcelonën dhe Realin

Federata Spanjolle e Futbollit ka rritur shpërblimet për Superkupën e këtij viti, duke e çuar fondin total nga 19 milionë euro në 21.3 milionë euro. Shuma përfshin 16.3 milionë euro për pjesëmarrje dhe 5 milionë euro për rezultatet e skuadrave.

“El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet këtë të diel në Jeddah, ku fituesi do të përfitojë 2 milionë euro, nënkampioni 1.4 milionë, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt nga 800 mijë secili.

Në total, Superkupa gjeneron 51 milionë euro për Federatën Spanjolle, të dedikuara për zhvillimin e futbollit.