#Sport

Aston Villa synon rikthimin e Tammy Abraham në Premier League

Tammy Abraham mund të rikthehet së shpejti në Premier League, me Aston Villën që ka shprehur interesim për sulmuesin anglez gjatë këtij afati kalimtar.

Edhe pse klubi nga Birminghami ka arritur marrëveshje me Brian Madjo, drejtuesit e skuadrës po vazhdojnë të monitorojnë tregun për një tjetër sulmues, në rast se shfaqet një mundësi e përshtatshme.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Aston Villa ka zhvilluar bisedime fillestare për t’u informuar mbi situatën e Abraham, duke shqyrtuar mundësinë e realizimit të një transferimi. Një rikthim i tij në futbollin anglez do të konsiderohej një përforcim i rëndësishëm për fazën ofensive të ekipit.