#Lajme

Sulmon policin në stacion dhe dëmton pajisjet – ndalohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar, L. B., ka sulmuar një zyrtar policor, ka kanosur stafin dhe ka dëmtuar një kompjuter brenda Stacionit Policor Veriu në Prishtinë.

Ngjarja ndodhi më 10 janar gjatë shoqërimit për moszbatim të urdhrit zyrtar. Zyrtari policor pësoi lëndime të lehta dhe mori trajtim mjekësor.

Rasti është iniciuar për sulm ndaj personit zyrtar, kanosje dhe dëmtim të pasurisë. Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë.