Përfundon kontrolli mjekësor i Gjimshitit, ja sa pritet të mungojë
Ka përfunduar kontrolli mjekësor i Berat Gjimshitit, i cili u dëmtua në ndeshjen e Atalantës ndaj Torinos. Raporti zyrtar konfirmon një këputje fasciale të gradës së parë në muskulin biceps femoris të kofshës së djathtë, një dëmtim i lehtë pa çarje të plotë.
Rikuperimi për dëmtime të tilla zakonisht zgjat nga disa ditë deri në tre javë, në varësi të rehabilitimit. Edhe pse situata shihet me optimizëm, ajo do të monitorohet nga afër.
Kujtohet se Shqipëria luan më 26 mars ndaj Polonisë në ndeshjen e parë të “Play-off”-it të Botërorit, ndërsa Gjimshiti pritet të ketë rreth 20 ditë për t’u rikthyer në formë.











