#Lajme

Mandati i dytë i Osmanit, pritjet dhe shanset për rizgjedhje

Disa ditë pas deklarimit të gatishmërisë për një mandat të dytë, rizgjedhja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, varet kryesisht nga politika e brendshme dhe mbështetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti. Mandati aktual i Osmanit përfundon më 4 prill 2026, ndërsa sipas Kushtetutës një president i ri duhet të zgjidhet deri më 4 mars 2026.

Analistët politikë dhe profesorët universitarë vlerësojnë se Osmani ka luajtur një rol të rëndësishëm në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe meriton një mandat tjetër, duke përfshirë edhe sigurimin e katër njohjeve të reja për vendin gjatë vitit të kaluar.

Megjithatë, rizgjedhja e saj nuk do të varet vetëm nga performanca, por edhe nga kalkulimet politike brenda Kuvendit, ku LVV ka fituar 57 deputetë dhe ka nevojë për mbështetje të komuniteteve jo-serbe për të formuar qeverinë dhe për të siguruar shumicën për vendime të rëndësishme.

Kryeministri Kurti ka theksuar se hapat kryesorë janë formimi i Kuvendit, qeverisë dhe miratimi i buxhetit, dhe pas këtyre procedurave do të diskutohet rizgjedhja e presidentes Osman.