Nigeria kalon në gjysmëfinale të AFCON-it pas fitores 2-0 ndaj Algjerisë
Kombëtarja e Nigerisë siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve Afrikane (AFCON) pas fitores 2-0 ndaj Algjerisë.
Golat u shënuan të dy në pjesën e dytë: Victor Osimhen hapi rezultatin në minutën e 47 me një goditje koke, ndërsa Adams dyfishoi avantazhin në minutën e 57.
Në gjysmëfinale, Nigeria do të përballet me Marokun.











