Përmbytjet në Kosovë, IHMK: Mbi 41 mm reshje në dy ditë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjendja hidrometeorologjike në vend është rënduar pas reshjeve intensive të shiut dhe shkrirjes së borës. Gjatë periudhës 8–10 janar, në mesatare kanë rënë mbi 41 mm reshje për metër katror, ndërsa disa rajone kanë regjistruar sasi më të larta, veçanërisht në Dukagjin dhe Anamoravë.
Nivelet e lumenjve po ndryshojnë:
Drini i Bardhë: Rrjedhat janë nën kuotat maksimale, megjithëse lëkundje vazhdojnë në viset malore. Ibar: Shumica e lumenjve janë në ulje të lehtë, përveç atyre malorë të ndikuar nga reshjet dhe shkrirja e borës. Morava e Binçës: Aktualisht nën kuotën maksimale, por ka tendenca ngritjeje. Lepenci: Nivelet dhe prurjet po rriten si pasojë e reshjeve dhe shkrirjes së borës.
Instituti parashikon se gjatë ditës mund të ketë edhe reshje bore, për shkak të uljes së temperaturave.











