Rodri rikthehet te goli pas 559 ditësh
Rodrigo Hernández Cascante, Rodri, shënoi golin e parë pas 559 ditësh në ndeshjen e FA Cup ndaj Exeter City, duke vendosur rezultatin 2-0 për Manchester City.
Ky është gol i pari i Rodrit si fitues i Balon d’Or dhe shënon rikthimin e tij pas dëmtimit të ligamentit kryq në shtator 2024. 29-vjeçari ishte titullar dhe kapiten, duke treguar se rikuperimi i tij po ecën mirë.











