#Lajme

Lladrvoci njofton për rrugë të bllokuara nga vërshimet në Drenas, qytetarët të kujdesshëm

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, ka informuar se vërshimet kanë bllokuar disa rrugë në komunë dhe ka kërkuar nga qytetarët që të mos lëvizin pa arsye. Ai ka njoftuar se ekipet emergjente janë në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës.

Sipas Lladrvoci, rrugët e bllokuara aktualisht janë:

Drenas – Guri i Plakës Drenas – Kroi i Mbretit Shtrubullovë – Korroticë e Ulët Rruga nga Komorani 1 në drejtim të Komoranit 3

Ndërkohë, rruga nga Komorani për Skenderaj në drejtim të Drenasit po kalon me vështirësi dhe ka kolona të gjata.

Kryetari ka bërë thirrje për respektimin e shiritave të ndalimit të kalimit, solidaritet dhe, ku është e mundur, ndihmë për tejkalimin e situatës. Ekipet emergjente, së bashku me Policinë e Kosovës dhe AME-në, po punojnë për lehtësimin e gjendjes.