#Lajme

Ç’mi ke trazuar mercenarët, o Besian?

Kështu ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në mbështetje të Besian Mustafës, duke theksuar se LDK nuk trembet nga zhurmat dhe sulmet e porositura. Abdixhiku ka theksuar se partia nuk matet me tituj portalesh apo opinione të blera, por me unitetin dhe anëtarësinë e saj.

Sipas tij, sa herë që LDK sulmohet, kjo ndodh sepse është e fortë nga brenda. Ai ka nënvizuar se sulmet nuk e dobësojnë partinë, por e forcojnë edhe më shumë, ndërsa përgjigjja e LDK-së do të jetë me punë, program dhe vizion për të ardhmen, me njerëz të rinj dhe të përkushtuar si Besian Mustafa.