#Sport

Llapi zyrtarizon transferimin e radhës, merr Ahmed Domazet

Klubi i Llapit po e trajton me seriozitet afatin kalimtar të janarit dhe ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Ahmed Domazet, i cili vjen nga Vardarski.

Domazet, i formuar te Struga, ka pasur përvoja të vlefshme në futbollin vendor, duke luajtur më parë për Karaorman, Ohri dhe Vardarski. Ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër me skuadrën llapjane.