#Sport

Shpenzimet e Pep Guardiolës te Manchester City kalojnë 2 miliardë euro

Pas transferimit të Antoine Semenyo, Pep Guardiola ka arritur një tjetër rekord, duke u bërë trajneri me shpenzimet më të larta në histori të futbollit. Sipas të dhënave të Transfermarkt, totali i investimeve të tij te Manchester City ka kaluar shifrën prej 2 miliardë eurosh.

Që nga marrja e drejtimit të skuadrës në vitin 2016, Guardiola ka ndërtuar një ekip dominues në Angli dhe Evropë, duke kombinuar investime të mëdha me sukses të jashtëzakonshëm, përfshirë tituj të Premier League dhe një triumf historik në Ligën e Kampionëve.

Në listën e trajnerëve me shpenzimet më të larta, Guardiola kryeson bindshëm, i ndjekur nga Diego Simeone, Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri, ndërsa nënshkrimi i Semenyo shërben për të vazhduar projektin afatgjatë të katalanasit për të mbajtur Manchester City në majat e futbollit botëror.