Trump paralajmëron Teheranin: Dhuna ndaj protestuesve do të ketë përgjigje të fortë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se administrata amerikane po e monitoron nga afër situatën në Iran, duke u dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë udhëheqësve iranianë që të mos përdorin forcë kundër protestuesve.
Gjatë një takimi me drejtues të industrisë së naftës në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se çdo përdorim i armëve ndaj civilëve do të pasohet me reagim nga SHBA-ja. Ai theksoi se nëse regjimi iranian nis të vrasë protestues, Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë me goditje të forta.
Megjithatë, Trump sqaroi se një reagim i tillë nuk nënkupton dërgimin e trupave amerikane në terren, por sulme të ashpra ndaj objektivave strategjike, aty ku “i dhemb më shumë” Iranit.











