#Lajme

Bllokohet përkohësisht qarkullimi në një segment të rrugës Ferizaj–Prishtinë për shkak të vërshimeve

Si pasojë e pranisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, autoritetet kanë vendosur ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë.

Bllokimi përfshin segmentin nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës, si dhe atë nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt. Vendimi është marrë në koordinim me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.

Qarkullimi i automjeteve do të devijohet përmes autostradës, deri në normalizimin e gjendjes, ndërsa masa është ndërmarrë për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e rreziqeve në trafik.