#Sport

Maroko mposht Kamerunin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës

Kombëtarja e Marokut ka arritur fitore ndaj Kamerunit me rezultat 2-0, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës.

Brahim Diaz, lojtari i Real Madridit që po kalon një formë të shkëlqyer, shënoi golin e epërsisë në minutën e 26-të, ndërsa Ismael Saibari vulosi rezultatin me golin e dytë në minutën e 74-të.

Në gjysmëfinale, Maroko do të përballet me fituesin e ndeshjes Algjeri – Nigeria, që zhvillohet të shtunën.