Mbappe mbërrin në Jeddah, gati për finalen e Superkupës dhe “El Clasicon”
Pas ditësh spekulimesh se Kylian Mbappe mund të mungojë në finalen e Superkupës së Spanjës, sulmuesi francez ka mbërritur në Jeddah, qytetin ku do të zhvillohet ndeshja vendimtare.
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka konfirmuar se Mbappe është në gjendje të mirë fizike dhe pritet të jetë i gatshëm për përballjen e madhe ndaj Barcelonës, e cila luhet të dielën. Prania e tij konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për madrilenët, duke pasur parasysh peshën dhe rëndësinë e finales.
Kështu, pavarësisht dyshimeve fillestare, gjithçka tregon se ylli francez do të jetë në dispozicion për një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit spanjoll. Kujtojmë se Mbappe nuk ishte aktiv në gjysmëfinalen ndaj Atletico Madridit, ku Real Madridi triumfoi me rezultat 2-1.











